Dietë dhe ushtrime, çifti humbet gjysmën e peshës

05/04/2012 00:00

Debbie dhe Iain Whatmore kanë përgjysmuar peshën e trupit të tyre në
vetëm 8 muaj, kjo falë ushqimit të shëndetshëm e këshillave të
dietologut, shoqëruar me ushtrime fizike.

Secili prej tyre pak muaj më parë peshonte rreth 140 kilogramë, por tani ata gëzojnë një formë të mirë fizike.

Zonja dhe zoti Whatmore janë njohur me njëri-tjetrin që në moshën e adoleshencës dhe në fillim ishin të dy elegantë. Me kalimin e viteve ata morën një peshë të madhe trupore duke arritur deri aty sa 40-vjeçarja u prek nga diabeti i tipit 2 dhe doktori i këshilloi që të humbiste menjëherë në peshë, përndryshe do t’i duhej që t’i nënshtrohet një operacioni në stomak.

“Ne mendonim se kishim një dashuri të madhe për ushqimin. Problemi ynë ishte se hanim vakte me racione të te medha. Na pëlqente ushqimi me shumë kalori dhe ëmbëlsirat. E morëm peshën shumë kollaj, por e patëm shumë të vështirë që ta humbnim atë”, tregon zonja Mrs Whatmore.

E ndodhur përballë këtij problemi shëndetësor, gruaja nisi dietën e menjëhershme, por edhe i shoqi nuk e la vetëm dhe vendosi që të ecte në të njëjtin ritëm me bashkëshorten. 43-vjeçari vendosi që t’i bashkohej programit për humbjen në peshë, duke qenë se edhe ai ishte një obez.

Tani zonja Whatmore nuk është më diabetike dhe thotë se ndihet e turpëruar për degjenerimin e trupit të saj në atë masë.

“Kemi shumë pak foto nga e shkuara, sepse ndihemi të turpëruar për masën tonë trupore. Tani gjërat janë shumë ndryshe dhe unë jam e lumtur që kemi arritur këtë rezultat”, thotë Debbie. Po ashtu 40-vjeçarja thotë se tani ndihet më e fuqishme, më e re dhe se në ditën e saj ka më shumë pranverë.

FOTO GALERI
1/2
Si ishin...

Top Channel