Njeriu i vërtetë “merimangë”

04/04/2012 17:10

Një njeri merimangë “i vërtetë” i kohëve moderne paraqiti një koleksion të rrallë fotosh, të realizuara prej tij në buzën e ndërtesave shumëkatëshe apo pranë vendeve të tjera tepër të rrezikshme.

24-vjeçari Dennis Maitland është i apasionuar pas realizimit të fotove në vende tepër të rrezikshme, ndërsa e konsideron pasionin e tij si një “art” më vete.

”Të gjithë ata që shohin fotot e mia thonë se ndiejnë atë si boshllëk në stomak që të krijohet kur ndodhesh në lartësi të mëdha dhe ke frikë nga rënia. Të tjerë thonë se u fillin marramendja sapo shohin fotografitë e mia, ndëra ka prej tyre që më konsiderojnë të çmendur dhe më këshillojnë të marr ndihmë profesionale, por më pëlqen ajo që bëj”, deklaroi fotografi.

Këto janë disa prej fotografive të tij më të guximshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel