Letra higjenike me fytyrën e Hitlerit

04/04/2012 17:30

Si një prej njerëzve më të urryer të të gjitha kohërave, Adolf Hitleri është shndërruar në objekt të një gjesti provokues të një vetëquajturi “artist” në Gjermani.

32-vjeçari Georg Buchrucker, në atë që ai e quan një “formë shakaje për idenë e Rajhut të Tretë”, ka krijuar një linjë letrash higjenike, të cilat kanë të stampuar në të fytyrën e ish-Fyhrerit.

Gjermani e ka nxjerrë në shitje letrën e tualetit në një faqe personale interneti për 4,70 dollarë pakon dhe pretendon se i kanë mbërritur porosi të shumta nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Letra ime higjenike nuk është vetëm praktike, por edhe të bën të për qeshur”, deklaroi Buchrucker. “Kush njeri tjetër mund ta meritojë të përfundojë në këtë produkt më shumë se Hitleri?”.

Megjithatë, nisma e tij është përballur njëkohësisht edhe me një “stuhi kritikash”, me shumë gjermanë të ofenduar nga fakti që emri i diktatorit po përdoret për qëllim përfitimi.

Një javë më parë, një reklamë shampoje në Turqi u ndalua të transmetohej, pikërisht pasi përmbante një parodi me Hitlerin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel