Apartamentet me ballkone-pishinë

04/04/2012 12:55

Arkitektët kanë dizenjuar disa grataçela të reja në Mumbai (Indi) që në vend të ballkoneve tradicionalë do të kenë pishina.

Të njohura si Aquaria Grande, grataçelat me 37 kate janë një rezultat i bashkëpunimit mes arkitektit James Law dhe kompanisë indiane të imobiliareve Wadhwa Group.

Kompleksi do të ketë 200 apartamente, tre kate për parkingun e makinave, një palestër dhe një sauna.

Por shumë persona nuk janë dakord me këtë ide. Në blogjet e tyre ata e kanë konsideruar këtë projekt si “çmenduri” dhe një “makth arkitekturor”.

Ja fotot:

FOTO GALERI
1/3

Top Channel