Ushqime në këmbim të teatrit

03/04/2012 00:00

Aq shume po ndihen pasojat e krizes se thelle ekonomike qe ka pllakosur Greqine, sa ne qytetin verior te Selanikut, drejtuesit e nje teatri
ndermoren nje iniciative te pazakonte: ne vend te parave, per bileten
te paguhet me ushqime.

Perpjekja synon t`i vihet ne ndihme te varferve. Mes gjithe veshtiresive qe greket po kalojne, mendohet per te lehtesuar veç te tjeresh edhe vete adhuruesit e teatrit. Sado cuditshem qe tingellon, kjo zgjidhje duket ka funksionuar. Njerezit u vune ne radhe perpara sporteleve me qese bizelesh e orizi, shishe me vaj ulliri e detergjent per rrobat.

“Eshte iniciative shume e mire, shume prekese ne fakt. ndihmon plot njerez sepse eshte nje mundesi e mire per te ardhur ne teater, edhe per ata qe s`ia lejojne dot vetes”, thotë një amatore e teatrit.

Sipas Drejtorit Artistik te Teatrit, Sotiris Hatzakis, ushqimet do t`u kalohen organizatave te ndihmes per femijet e neglizhuar dhe grate e dhunuara.

“Nje amator i teatrit nuk do te paguaje me para ne dore per bileten e tij do te paguaje me ushqime, qe do te shkojne te gjitha per organizatat e ndihmes, neper jetimore e per nenat e abuzuara. Iniciativa kete vit eshte ne faze fillestare, por nese vitin e ardhshem situata nuk permiresohet, qe ne shpresojme te mos ndodhe, atehere do te jete ne fuqi per te gjithe sezonin”, tha Hatzakis.

Aktoret qe interpretojne ne skene e bejne kete vullnetarisht dhe nuk marrin asnje pagese. Shkembimi ne natyre po kthehet ne trend ne Greqi. Ne pjese te ndryshme te vendit, qytetaret kane nisur te krijojne tregje ku realizohet kembimi mall me mall. Shumica e teatrove ne Greqi i kane ulur ndjeshem çmimet e biletave, ndersa disa prej tyre, kane zgjedhur te ofrojne shfaqje falas per te papunet.

Top Channel