Tur online në Shtëpinë e Bardhë

03/04/2012 00:00

Të vizitosh Shtëpinë e Bardhë në internet, me një tur virtual 360 gradë,
tashmë është e mundur për të gjithë me një klikim të vetëm nga
kompjuteri personal.

Nga dita e sotme do të jetë e mundur falë një projekti të kërkuar me ngulm nga presidenti Barack Obama dhe zonja e parë, për ta kthyer shtëpinë-zyrë në “Shtëpinë e Popullit”.

Përmes bashkëpunimit me Google Art Project, shtëpia në numrin 1600 të Pennsylvania Avenue nuk do të ketë më sekrete.

Në tre vitet e fundit, që kur Obama është zgjedhur, kanë qenë rreth 2.5 milionë personat që janë ftuar fizikisht nga “Familja e Parë”.

Top Channel