Ngjitje drithëruese në grataçelën e Moskës

03/04/2012 00:00

Një sipërmarrje që u ka sjellë drithërima qytetarëve të Moskës ka qenë
ajo e një alpinisti të ri që është ngjitur në majë të një prej
grataçelave staliniane të kryeqytetit rus.

Ngjitja, e dokumentuar në Youtube, është bërë në grataçelën që ndodhet paralel me lumin Kotelniçeskaia, në lindje të Moskës dhe alpinisti ka prekur edhe yllin ngjyrë ari që ndodhet në të.

Protagonisti i këtij akti, që identifikohet me pseudonimin Goodoc 13, ka arritur kuotën e 176 metrave, ku ka prekur edhe emblemën sovietike me drapër dhe çekan. Pamjet e transmetuara në faqen e njohur të internetit nuk bëjnë për ata që vuajnë nga marrja e mendjes.

“Ishte ngjitja më e rrezikshme që kam bërë në jetën time dhe ju kërkoj të mos e bëni”, ka thënë alpinisti, i cili përsa i përket yllit ka shtuar: “Është interesante sepse sipër kanë qenë vetëm ndërtuesit e epokës së zogjve”.

Top Channel