Ushqimi i “fast-food”-eve ju çon në depresion

02/04/2012 11:15

Dihet që ushqimi i “fast-food”-eve të shëndosh, por një studim i fundit ka dalë në përfundim se gjithashtu mund të bëjë shumë keq për shëndetin mendor.

Hamburgerat, sanduiçët apo picat rrisin mundësitë që një person të vuajë nga depresioni.

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar se ata që konsumojnë ushqime të tilla kanë 51% mundësi më shumë për të vuajtur nga depresioni krahasuar me ata që hanë shumë pak apo aspak në “fast-food”-e. Studimi është kryer nga universitetet e Las Palmas dhe Gran Canaria.

“Sa më shumë hamburgera e gjëra të tilla të konsumosh, aq më shumë rritet rreziku i depresionit”, theksoi Almudena Sanchez-Villegas, udhëheqësja e studimit që është publikuar në revistën ‘Diario de la Nutricion’.

Gjithashtu nga të dhënat e grumbulluara u arrit në përfundimin se ata që konsumojnë ushqime “fast-food”-i janë më pak aktivë se të tjerët dhe kanë më shumë mundësi të mos gjejnë partner.

Top Channel