Fiton 105 mln $ në llotari, asnjë qindarkë kolegëve

02/04/2012 17:10

Punonjësit e një rrjeti lokalesh “McDonald” në Merilend, SHBA, janë të revoltuar pasi një kolege fitoi 105 milionë dollarë në llotarinë kombëtare dhe nuk ka ndërmend t’u japë asnjë pjesë prej këtyre parave.

Sipas tyre, ata bashkuan paratë dhe blenë të gjithë në seri një numër biletash, por 37-vjeçarja Mirlande Wilson pretendon se biletën fituese ajo e kishte blerë veçmas.

”Ne kishim një plan të përbashkët, por unë luajta njëkohësisht edhe vetëm. Bileta fituese nuk ishte midis atyre të përbashkëtave”, deklaroi Ëilson, nëna beqare e shtatë fëmijëve, për të përditshmen “New York Post”.

Një emigrante nga Haiti, ajo pretendon se e kishte mbajtur të fshehtë biletën dhe se do të shkojë ta depozitojë pranë autoriteteve që organizojnë llotarinë ditën e hënë.

Me dy fitues të tjerë në Ilinois dhe Kansas, fituesja e Merilendit do të arkëtojë 105 milionë dollarë hequr taksat ose 5,6 milionë dollarë në vit, për 26 vitet e ardhshme.

Kolegët e Wilson, të cilët fitojnë rreth 7,5 dollarë në orë, u shprehën të tërbuar me pretendimin se ajo e bleu vetë biletën fituese.

”Nuk mund të na e bëjë këtë”, deklaroi Suleiman Osman Husein, një manaxher turni. “15 prej nesh paguam secili nga pesë dollarë dhe ajo shkoi të blejë për të gjithë biletat. Ishin paratë e të gjithëve”.

Top Channel