Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë: Mos përdorni forcë të tepruar policore në protesta! Përkundër rrjedhës së procesit gjyqësor në Prishtinë, Beogradi do ta ndjekë ligjërisht Fatmir Limajn.
Prokuroria për krime lufte në Gjykatën Speciale, ka bërë të ditur se Serbia e ka të hapur kërkesën për të hetuar kundër Limajt dhe 28 personave të tjerë dhe nëse ata dalin nga Kosova, sipas tyre, do të jenë të arrestuar.
Zëvendësi i prokurorit kryesor për krime lufte, Bruno Vekaric, ka deklaruar se pret që Limaj të arrestohet dhe të ekstradohet në Beograd nëse del jashtë vendit.
Sipas tij, vendimet e gjykatësve të EULEX-it për të përsëritur procesin kanë ngjarë më shumë në kërkim falje për veprimet e mëparshme pasi janë bërë shumë gabime.
Vekaric është shprehur pesimist lidhur me gjykimin në Kosovë, pasi siç ka thënë, sikur të kishte ekzistuar vullneti i mirë për gjykim, ai nuk do të ishte liruar nga paraburgimi.
Mediat serbe e ndjekin procesin me vëmendje duke e cilësuar paraprakisht si kriminel lufte, ndërsa Limaj është arrestuar më parë me kërkesën e Serbisë.
Top Channel