Tornado sa pesëfishi i Tokës

30/03/2012 11:45

Një tornado sa pesëfishi i sipërfaqës së Tokës u fotografua nga një satelit në sipërfaqen e Diellit.

Superstuhia arriti shpejtësi deri në150 mijë kilometra në orë, ndërsa temperaturat në bërthamën e saj ishin prej dy milionë gradë celcius.

Huw Morgan, një prej shkencëtarëve që zbuloi tornadon diellore, parashikoi që pasojat e stuhisë të ndihen edhe në planetin tonë. “Stuhitë e fuqishme shkaktojnë ndryshime të fuqisë së rrezeve diellore për disa muaj në vazhdim dhe me shumë gjasa, ky fenomen do të shkaktojë një rritje të përkohshme të temperaturave edhe në Tokë”.

Kjo është hera e parë që një tornado diellore e këtyre përmasave arrin të dokumentohet nga ana e vëzhguesve qiellorë. Ajo u fotografua në datën 25 shtator 2011, por fotografitë dhe ekspertiza e pamjeve përfundoi vetëm këtë javë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel