Lë mësimin, babai lidh djalin si qen

30/03/2012 11:20

Një baba i nevrikosur në Kamboxhia ndëshkoi djalin e tij 13-vjeçar duke e lidhur me një zinxhir në qafë pas një peme, pasi ai nuk shkoi në shkollë për të luajtur me kompiuter.

40-vjeçar Sok Thoeun, taksist, pa rastësisht të birin në një internet kafe duke luajtur në qytetin verior të Batambangut, gjatë orarit të shkollës.

Me dëshirë për t’i dhënë një leksion të birit, Thoeun e lidhi atë pas një peme në afërsi të shkollës, në mënyrë që ta poshtëronte përpara shokëve të tij.

Një ndëshkim i tillë atëror është pjesë e kulturës kamboxhiane, që ndër dekada ka dënuar moralisht fajtorët duke i lidhur në sheshe publike, ku mund të përqesheshin nga kalimtarët.

Megjithatë, me autoritetet e vendit të varfër të Azisë Lindore që po përpiqen t’i japin fund traditave të prapambetura kulturore, policia ngriti akuza ndaj Thoen për abuzim me fëmijët.

Vetëm 1,5% e 14 milionë kamboxhianëve e njohin dhe e përdorin internetin, por ndërsa gjithmonë e më shumë qendra internet-kafe janë hapur në vend, lojrat online janë bërë gjithmonë e më popullore mes të rinjve.

Top Channel