Një kafene shumë origjinale dhe unike në llojin e saj. Një ambjent prej 65 metër/katrorë, përshtatur në kushte ekstreme, plot 400 metër nën tokë.

Kjo është kafeneja e veçantë e hapur në një zonë minerare në Serbinë Lindore, pranë qytetit të Borit, në një nga galeritë që deri para disa vitesh shfrytëzohej për nxjerrjen e bakrit.

E vecanta tjetër është se ambienti është i zbukuruar me objekte dhe foto që “u tregojnë” klientëve procesin e punës në galeri për nxjerrjen e minerareve.

Telefona të vjetër, llampa, pajisje emergjence dhe sigurie që u krijojnë ndjesinë e jetës në kushtet e një minatori të gjithë klientëve.

Top Channel