Interneti na merr 15 orë në javë

30/03/2012 10:00

Të rinjtë në vendet e zhvilluara shpenzojnë mesatarisht 15 orë në internet ose pesë orë më shumë nga viti 2008.

Studimi u realizua nga një qendër e studimeve mediatike “Ofcom” dhe rezultatet u publikuan ditën e premte.

Për më tepër, tetë në dhjetë adoleshentë futen në internet me më shumë se një pajisje, që zakonisht janë kompiuteri personal dhe celulari.

Një rritje e tillë e aksesit “online” është mundësuar edhe nga bumi i “iPhone” apo “smartphone”, që llogarisin qindra milionë shitje në të gjthë botën.

Përveç këtyre teknologjive të reja, varësia e të rinjve ndaj internetit i kushtohet edhe bërjes më tërheqëse të rrjeteve shoqërore dhe fillimit më të hershëm në moshë i përvojave në rrjet.

Sipas studimit, në vendet perëndimore, 60% e të rinjve kanë një profil në rrjetet shoqërore dhe dy të treta e atyre që kanë llogari e vizitojnë atë në mënyrë të përditshme.

Megjithatë, ana më befasuese e anketës tregoi se grupi me rritjen më të shpejtë të përdoruesve nuk i përket moshës së re, por është grupmosha 45-55 vjeç.

Top Channel