“Obamaville”, spoti horror i Rick Santorum

29/03/2012 00:00

Një spot televiziv i kandidatit për emërimin republikan për presidencën
amerikane, Rick Santorum, tregon një fshat nga një film horror, si
simboli i Amerikës së presidentit Barack Obama.

Pamjet e “Obamaville”, të realizuara në ngjyrë jeshile, tregojnë një skenar nga një film me zombi: rrugë të shkreta, pemë pa gjethe, qiej kërcënues dhe një lisharës që rrotullohet në një kënd lojrash të boshatisur.

Ndërsa një zë që shoqëron pamjet thotë: “Ndërmarrjet e vogla po vuajnë dhe familjet janë të shqetësuara për vendet e punës dhe të ardhmen e tyre”.

Top Channel