Dy fëmijë ulin avionin në tokë

29/03/2012 16:20

Një aeroplan bëri një ulje të paplanifikuar të enjten në SHBA, pasi dy fëmijë të vegjël refuzuan që të lidhnin rripin e tyre të sigurimit.

Fluturimi i “Alaska Airlines” ishte në rrugë nga Long Beach, Kaliforni, për në Vankuver, Kanada, kur si rrjedhojë e disa turbullirave në ajër, u dha sinjali i lidhjes së rripave të sigurimit.

Megjithatë, fëmijët 3 dhe 8-vjeçarë të një çifti refuzuan që të vinin rripat e sigurimit dhe pasi edhe prindërit refuzuan që të bindnin djemtë, pilotët kërkuan një ulje të paplanifikuar në Oregon, Portland.

Sipas rregullave të aviacionit, “Alaska Airlines” do të kishte rrezikuar jetën e të miturve nëse do të kishte vendosur të vazhdonte rrugën me pasagjerë që nuk kishte vendosur rripin.

Për të mos rrezikuar ndërlikime të shumta ligjore dhe gjoba që mund të shkonin deri në miliona dollarë nëse do të ndodhte eventualisht ndonjë incident, fluturimi u ndërpre dhe rinisi disa minuta pas uljes.

Në Oregon, familja me dy fëmijët e pabindur u prit nga disa oficerë policie, që i shoqëruan në një komisariat. Tashmë, gjobën e majme, duhet ta paguajnë ata.

Top Channel