“Apple”, Cook në “fabrikën e skllevërve”

29/03/2012 00:00

Tim Cook, administratori i deleguar i kolosit të elektronikës “Apple”,
ka vizituar në provincën Zhengzhou të Kinës fabrikën e “Foxconn”,
ndërmarrja taivaneze që prodhon dhe monton iPhone-t dhe iPad-et për
vendin më të madh aziatik.

Në fabrikën në fjalë punojnë mbi 120 mijë persona dhe ajo ka një linjë për prodhimin e iPhone-ve. “Foxconn”, që ka shumë fabrika në Kinë, është akuzuar shpesh se detyron punëtorët të punojnë në kushte shumë të vështira.

Zërat janë shtuar sidomos pas një vale vetëvrasjesh nga radhët e punëtorëve të saj. Pak kohë më parë në këtë fabrikë nisën verifikimet, pikërisht pas publikimit në media të lajmeve mbi kushtet e vështira të punës dhe trajtimin e punonjësve si skllevër.

Ndërkohë, në ditët e fundit vetë “Apple” është detyruar të rimbursojë të gjithë klientët e saj në Australi, si pasojë e një keqinformimin për aftësitë 4G të iPad-it të ri.

Gjithçka lindi kur Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorit në Australi paditi “Apple” për reklamim të rremë, pasi tableti i ri nuk funksionon me rrjetin 4G të vendit.

Top Channel