Amazon nxjerr në treg Kindle Touch

29/03/2012 00:00

Pasi nxori në treg Kindle Store dhe aparatin lexues të tij, Amazon
nxjerr në treg platformat e reja Kindle Touch dhe Kindle Touch 3G.

Produktet e reja mund të porositen online, ka bërë të ditur vetë grupi i Jeff Bezos përmes një komunikate për shtyp, me çmimet respektive 129 dhe 189 euro. Por të rejat nuk mbarojnë me kaq.

Me platformën Touch 3G, Amazon ofron lidhje 3G falas për të mundësuar shkarkimet aty ku opsioni wi-fi nuk është funksional. Për rrjedhojë, nuk ka taksa mujore apo kontrata vjetore për të paguar.

Ndër të tjera, për të rritur klientët e saj, Amazon, ka kontraktuar aktorët Dustin Hoffman, Susan Sarandon, Anne Hathaway, Nicole Kidman dhe Kate Winslet për t’u dhënë zë librave në formë audio.

Yjet e Hollivudit kanë nënshkruar një marrëveshje me Audible.com, dega audio e Amazon, duke i hapur kështu rrugën rritjes së një sektori që po ecën si jo më mirë.

Top Channel