Adoleshentja prej 8 vitesh ha vetëm pica Margarita

29/03/2012 00:00

Sophie Ray, një 19-vjecare nga Wrexham, Wales ka ngrënë prej 8 vitesh
vetëm pica Margarita. Qëkur ishte 11 vjec ajo ka konsumuar vetëm picën
në variantin me djathë dhe domate dhe asgjë tjetër.

Sigurisht që kjo nuk është përzgjedhja e saj, pasi adoleshentja vuan nga një gjendje rrallë e quajtur  Selective Eating Disorder (SED), që do të thotë se ajo ka fobi nga të gjitha llojet e tjera të ushqimeve.

Sophie nisi të përzgjidhte ushqimet që në moshën 2-vjecare, pas nje semundje te rende qe kaloi. E ema i ka treguar se ajo trembej nga ushqimet, duke menduar se ishin pikërisht ato që i sillnin sëmundjet.

“Nisa të ha makarona me djathë, më pas për katër vite me radhë sanduic dhe më pas mora kurajën të ha pica me djathë dhe domate, prej të cilave nuk kam hequr dorë që prej 8 vitesh”, thotë studentja e arteve.

Adoleshentja tregon se e ka shumë të vështirë në kohën e leksioneve, pasi nuk mund të hajë ushqime të tjera, kështu që ndonjëherë i duhet të qëndrojë gjithë ditën pa ngrënë.

Vajza nuk ka prekur fruta apo zarzavate prej shumë vitesh dhe shprehet e tmerruar qoftë edhe kur ia përmendin emrin.

Top Channel