Mel C: Vajza është antistresi im

28/03/2012 11:30

Mel C, ish-pjesëtare e grupit Spice Girls, është e bindur se vajza e saj 3-vjeçare është një nga gjërat më të bukura që i kanë ndodhur në jetë.

Këngëtarja ka zbuluar se para se të bëhej nënë ishte shumë e stresuar, por me fillimin e shtatzanisë çdo ndjenjë e papqëlqyeshme u zhduk.

“Vajza më jep besim dhe më ka bërë të kuptoj që problemet me depresionin i kam kaluar plotësisht. Kam pasur probleme me kequshqyerjen kur isha tek Spice Girls sepse më duhej të isha gjithmonë në formë”, theksoi Mel C për ‘Daily Mirror’.

“U fiksova pas ushqimeve që duhej të haja dhe atyre që nuk duhej. Nuk merrja më proteina dhe mbijetoja me fruta dhe perime. Pas shumë muajsh duke u ushqyer pak dhe keq, isha gati për tu dorëzuar”, shtoi këngëtarja.

Mel C u bëri thirrje të rinjve të mos bëjnë të njëjtin gabim që ka bërë ajo: “Hani në mënyrë të shëndetshme dhe bëni stërvitje. Kjo është gjëja e duhur për tu bërë dhe jo dietat drastike që privojnë organizmin nga ushqimet e domosdoshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA