Futbolli rrit dëshirën për seks

28/03/2012 16:55

Futbolli është mbase aktiviteti që nxit më shumë aktivitetin seksual tek meshkujt, me një studim të ri që provon një rritje deri në 30% të niveleve të testosteronit tek lojtarët, profesionistë apo amatorë, pas një ndeshje.

Edhe një orë pas përfundimit të ndeshjes, niveli i hormonit që komandon dëshirën seksuale mashkullore është 15% më i lartë se zakonisht.

Studimi provoi se midis futbollistëve, sulmuesit kanë rritjen më të lartë, pavaërsisht moshës së tyre dhe siç ishte e parashikueshme, portierët përjetojnë impaktin më të ulët.

Studimi u përqendrua mbi popullsinë e një komuniteti të izoluar në Bolivi, ku për arsye gjenetike ende të panjohura plotësisht, meshkuj e asaj zone kanë një përqindje disa herë më të ulët testosteroni se sa niveli normal.

Banorëve iu mat përqindja në gjak e hormonit mashkullor pas disa aktiviteteve dhe futbolli rezultoi se ishte “kura” më e mirë për t’i bërë më aktivë fshatarët e zonës.

Megjithatë, shkencëtarët që realizuan këtë studim paralajmërojnë se niveli i lartë i testosteronit, lidhet drejtëpërdrejtë me sëmundje si infarkti, diabeti dhe obeziteti, sëmundje që pothuajse nuk njiheshin në komunitetin e studiuar në Bolivi.

Për këtë arsye, marrja artificiale e hormonit mund të rezultojë me pasoja fatale për jetën brenda një kohe të shkurtër, paralajmëruan ekspertët.

Top Channel