Fotografitë që turpëruan policinë britanike

28/03/2012 16:35

Disa fotografi që vërtetonin qartë abuzimin me detyrën i kushtoi shumë shtrenjtë një trupe elitë të policisë britanike, e cila u shkarkua nga detyra me urdhër të prerë të mërkurën.

Pjesë e policisë së metropolit të Mançesterit, oficerët e trupave speciale policore u bënë protagonistë të një skandali kombëtar, pasi një gazetë publikoi një fotografi me përmbajtje pornografike, në të cilën verifikohej edhe një abuzim i qartë me kushtet e mbajtjes së një arme zjarri.

Gjithashtu, disa fotografi të tjera tregonin trupën duke pozuar në mënyrë të pahijshme me armët dhe duke konsumuar sasira të mëdha alkooli.

Çështja u bë publike pas këmbënguljes së familjarëve të një polici të vrarë gjatë një stërvitje rutinë në vitin 2008. Pas ngjarjes, familjarët lëshuan një hetim invidual të praktikave stërvitore dhe situatës në tërësi në forcat e armatosura.

Një zëdhënës i familjes tha: “Vdekja e një oficeri të ri të talentuar dhe premtues i atribuohet në masë të madhe kësaj sjellje krejtësisht të papërshtatshme në detyrë. Në emër të familjarëve shpresojmë që policia të rishikojë dhe të përmirësojë urgjentisht standartet e profesionalizmit të saj”.

FOTO GALERI
1/2
Oficeret e policise, te fotografuar gjate detyres, shaka me natyre pornografike me armet e zjarrit

Top Channel