Çokollata nuk të shëndosh

27/03/2012 00:00

Për ata që nuk jetojnë dot pa çokollatë tani vjen një lajm shumë i mirë:
konsumimimi i vazhdueshëm i çokollatës (në sasi të vogla), ndihmon në
uljen e peshës.

Pavarësisht se çokollata përmban kalori më tepër se shumë ushqime të tjera, ata që e konsumojnë rregullisht në sasi të moderuar kanë një peshë trupore më të mirë se sa ata që nuk e konsumojnë fare. Këto janë rezultatet e një studimi të bërë nga ekspertë amerikanë.

Studiuesit dyshojnë se kaloritë e cokollatës nuk janë si kaloritë normale të ushqimeve të tjera. Përbërërist e çokollatës bëjnë që metabolizmi të punojë fort, që do të thotë se trupi duhet të harxhojë edhe yndyrnat e tepërta.

Si rezultat, efektet metabolike ndaj përbërësve të caktuar e bëjnë çokollatën një ushqim dobësues, sepse sipas kërkësuesve është një ushqim me kalori neutrale. Studimi u publikua mbrëmjen e kaluar, por nuk bëhet ende e ditur se cila është çokollata më e mirë për t’u konsumuar.

Megjithatë kujtojmë se ylli hollivudian Katharinë Hepburn duke folur për formën e saj fizike tha: Ajo çfarë shihni është rezultat i konsumimit të vazhdueshëm të çokollatës.

Top Channel