Martesa masive në Korenë e Jugut

26/03/2012 10:40

Në Korenë e Jugut, në 24 mars, 3730 çifte janë martuar… njëkohësisht. Në fakt, shumica e tyre thjesht janë rimartuar për të marrë pjesë në këtë celebrim masiv, ndërsa rreth 1 mijë çifte kanë thënë PO për herë të parë.

Në ceremoninë, ku ishin të ftuar edhe miq e të afërm, morën pjesë plot 25 mijë persona.

Prifti Moon Sun-Myung, i Kishës së Unifikimit të Koresë së Jugut, ishte ai që celebroi martesën e shumëfishtë.

Vetëm disa vite më parë në vendin aziatik burri dhe gruaja takoheshin për herë të parë pikërisht ditën e martesës, por autoritetet theksojnë se tashmë ky zakon nuk ndiqet më dhe çiftet kanë mundësinë të takohen të paktën disa muaj para se të vënë unazat.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel