Kafeneja më e vogël në botë

26/03/2012 00:00

Adam Lowiss është pronari i kafenesë më të vogël në botë. Little Espresso Co mund të mbajë vetëm 4 persona, 2 të ulur dhe 2 të tjerë që presin radhën.

Pronari i shërben 35 klientëve në ditë në qytetin Lincoln të Anglisë, në një vend vetëm prej 2 metrash katrorë.

Adam ka dërguar një aplikim në mënyrë që kafeneja e tij të hyjë në librin e rekordeve Guiness. Brenda dy javësh do të merret vesh nëse Little Espresso Co është apo jo kafeneja më e vogël në botë.

“Njerëzit vijnë sepse ky vend është bërë i famshëm tashmë dhe mund të qëndrosh i qetë. Ata habiten me hapësirën e pakët dhe i pëlqen kjo gjë. Madje shumë njerëz vijnë vetëm për ta parë me sytë e tyre këtë kafene”, shprehet Adam.

Më tej ai shton: “Sido që të jetë, suksesi i një kafeneje qëndron tek shërbimi. Nëse kafeja është e mirë, njerëzit do të kthehen. Këtu unë ofroj edhe sanduiçë kështu që nuk i mungon asgjë këtij vendi… përveç hapësirës.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel