Mbretëresha, vizitë surprizë në dasëm

25/03/2012 11:30

Një çift që po martohej në Bashkinë e Mançesterit në Britaninë e Madhe mbeti i shastisur, kur pa të hynte e paftuar në sallë, Mbretëresha Elizabeta e Dytë, e ndjekur nga bashkëshorti i saj, Duka i Edingtonit.

Siç u shprehën më vonë, John dhe Frances Canning në fillim besuan se ishte një shaka dhe se në sallë po hynte ndonjë sozi, kur Madhëria e Saj u afrua dhe i uroi personalisht.

Mbretëresha, e ndodhur në një drekë me 200 vullnetarë në një dhomë paralele, pyeti zyrtarët nëse mund të hynte për të parë celebrimin dhe kërkesa e saj u aprovua menjëherë.

Elizabeta II dhe Duka shpenzuan pesë minuta, duke biseduar dhe duke u fotografuar me të ftuarit.

“Nuk mund ta besoja që Madhëria e Saj dinte emrat tanë dhe na u drejtua duke na thënë përshëndetje John dhe Frances”, deklaroi nusja e entuziasmuar në shtypin britanik.

Nga ana e tij, dhëndri 48-vjeçar u shpreh se nuk mund të kishte marrë një surprizë më të mirë se ajo që mori. “Ishte qershia mbi tortë. Nuk mund të kisha imagjinuar asgjë më të mirë se kjo”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Mbretrësha, nga ana e saj komplimentoi çiftin. “Dukesh jashtëzakonisht tërheqëse me këtë fustan të bardhë. Ju uroj më të mirat për të ardhmen dhe u trashëgofshi”, u tha çiftit Mbretëresha.

FOTO GALERI
1/1
Nje foto e turbullt nga kamerat e sigurise e Mbretereshes duke takuar çiftin gjate celebrimit

Top Channel