Gjashtë kozmonautë në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës u detyruan të strehoheshin në një perimetër sigurie, pasi mbeturinat e një rakete ruse i shkruan shumë pranë strukturës që qëndron pezull në kufirin e ushtrimit të forcës së gravitetit të Tokës.
Pjesët e raketës lëviznin të lira në orbitë dhe ato u zbuluan vetëm pak përpara se të kryqëzoheshin me Qendrën, duke vendosur në rrezik të papritur platformën miliardadollrëshe dhe jetën e austronautëve.
Sipas NASA-s, mbeturinat nuk kaluan edhe aq pranë, por urdhëri për strehim urgjent në perimetrin e sigurisë u dha për t’i dalë përpara çdo rasti rreziku që mund të krijohej.
Aktualisht, dy amerikanë, tre rusë dhe një holandez ndodhen në Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare. Ata u bënë gati për evakuim nëpërmjet dy kapsulave ruse “Soyuz”, në rast se do të kishte ndodhur përplasja.
Kjo ishte hera e tretë në 12 vjet që QHN rrezikohet nga mbeturina pluskuese në hapësirë. Sipas të dhënave, pjesa e raketës kërcënuese kaloi vetëm 300 metra prej strukturës.
Top Channel