Personeli mirëmbajtës në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u shpërngul befas në një kapsulë shpëtimi teksa pranë stacionit kaloi me shpejtësi të madhe një “objekt”.

NASA njoftoi se ekuipazhi zbatoi pjesën e rregullores duke u strehuar menjëherë në kapsulën e shpëtimit kur një objekt, që më vonë u identifikua si mbetje të satelitit rus që dështoi në udhëtimin drejt planetit Mars, kaloi mjaft pranë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Tre rusë, dy amerikanë dhe një gjerman, pjesë e personelit që punon aktualisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, njoftuan se objekti kaloi disa metra pranë stacionit, ndërsa NASA tha se “dëmet e mundshme” mbeten për t’u verifikuar.

Kjo është hera e tretë në 12 vjet që Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kërcënohet nga mbetjet e satelitëve që vërtiten në orbitën e Tokës, apo trupave të tjerë që qarkullojnë në hapësirë.   

Top Channel