Lagjia më e re e qytetit të Gjirokastrës me rreth 200 banesa që u
ndërtuan fillimisht pa leje në periferi të, përvec ndërtimeve kaotike
nuk ka asnjë të dhënë tjetër që të të kujtojë qytetin.
Në Gërhot, siç e quajnë banorët nuk ka qendër shëndetësore, shkollë, shërbim pastrimi, ndriçim rrugor dhe gjelbërim. Shesh grumbullimi i mbeturinave të të gjithë qytetit ndodhet vetëm 200 m larg shtëpive të sipërme të kësaj lagjeve ndërsa ndotja ka përfshirë gjithë territorin.
Mes banesave shfaqet kërcënueshëm edhe mjedisi rural, dy stane të mirfillta bagëtish ndajnë territorin me banorët, ndërsa gjithandej nëpër lagje është fare i zakonshëm mbarështimi i derrave, lepujve dhe kafshëve të ngarkesës.
Fillimi i ndërtimit të rrugës që do të realizojë unazën e qytetit është shpresëdhënës për këta banorë. Në këtë lagje mungon edhe transporti urban dhe rruga për në kopshtin apo shkollën më të afërt zgjat pothuajse një orë.
Klipi gruja që flet per mungesen e shkollave kopshteve dhe qendres shendetësore.
Banorët thonë se në verë kjo lagje bëhet pothuajse e pabanueshme prej ndotjes dhe pluhurit dhe të paktë janë ata që besojnë se ndonjëherë do të kenë shërbime megjithëse të 200 familjet periferike paguajnë taksa vendore si cdo lagje tjetër e qytetit.
Top Channel