Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Arkeologët britanikë kryen një ndër zbulimet më të mëdha historike të viteve të fundit në vend; gjetjen e mbi 30 mijë monedhave hekuri që i takojnë periudhës romake.
Monedhat u gjetën në qytetin Bath, në zonën arkeologjike e identifikuar më parë si ndërtesë romake e shekullit të 3-të pas Krishtit.
Monedhat janë transportuar menjëherë në Muzeun Britanik, ku do t’i nështrohen studimeve të mëtejshme për të zbardhur sa më shumë të dhëna për kohën që mendohet se i përkasin. Ato mendohet se i përkasin pretorit romak, ose autoriteti fuqiplotë qeverisës i deleguar nga Roma.
Përafërsisht, arkeologët dhe historianët britanikë mendojnë se monedhat i përkasin viteve 270 pas Krishtit, kur perandoria romake ndërmori një sërë reformash duke e ndarë vendin ishullor në dy province, Britania e Epërme dhe Britania e Poshte vija ndarëse e të cilave ishte Muri i Hadrianit i ndërtuar që në vitin 128 pas Krishtit.
Top Channel