I biri i miliarderit kërkon të “blejë” lirinë

21/03/2012 16:40

Djali i njeriu të shtatë më të pasur në botë, brazilianit Eike Batista, është arrestuar nga policia pasi përplasi për vdekje një çiklist në Rio de Zhaneiro.

20-vjeçari Thor mori makinën sportive McLaren SLR, që babai i tij e mbante në dhomën e ndenjes, përpara se të përplaste në një rrugë një punëtor fatkeq, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Shenjat mbi makinën që kishte kushtuar një milion dollarë ishin të qarta, ndërsa hetimet paraprake përflasin se ishte faji i të birit të personit që zotëron 30 miliardë dollarë në llogaritë e tij bankare, mjaftueshëm për të lënë pas miliarderë të tjerë shumë të njohur si Abramovich apo Berlusconi.

Në një deklaratë, miliarderi Eike shfajësoi djalin e tij duke thënë se ishte punëtori 30-vjeçar që i preu rrugën. Ai i ofroi familjarëve një “kompensim” për të lehtësuar dhembjen e tyre.

Mediat braziliane e konsideruan diçka të tillë si një “tentativë për të blerë pafajësinë”. Megjithatë, burime pranë familjes së viktimës u shprehën se me familjarin që nuk mund të kthehet më, pak rëndësi ka se çfarë ndëshkimi do të marrë vrasësi, prandaj do të ishin të gatshëm të pranonin dëmshpërblimin që do të siguronte jetesën e të afërmve të mbetur.

I nisur pa asnjë cent, 55-vjeçari ndëroi kompaninë EBX Group, që ka interesa në tregëtinë e karburanteve, gazit, miniera, ndërtim dhe media, me asete totale prej 1,5 trilion dollarësh.

Njeriu më i pasur në botë është meksikani Carlos Slim, i cili nga biznesi i tij me telefoninë celulare ka përfituar 68,5 miliardë dollarë pasuri personale.

Ai ndiqet prej “babait” të “Microsoft”, Bill Gates me 62,4 miliardë dollarë dhe nga investitori Warren Buffet, me 44 miliardë dollarë.

FOTO GALERI
1/1
Miliarderi brazilian prezanton mercedesin luksoz ne dhomen e tij te ndenjes

Top Channel