Një grua 105-vjeçare ka vrarë veten pasi ishte “lodhur duke pritur vdekjen”.

Të afërmit e të moshuarës me emrin Anastasia Khoreva thanë se gruaja kishte pritur që ta linin vetëm në shtëpi e më pas vari veten në dhomën e gjumit.

Anastasia, nga Darsuni i Rusisë, ka jetuar Revolucionin Rus, dy luftërat botërore dhe regjimin e Stalinit.

“Është e çuditshme të kryesh vetëvrasje në një moshë të tillë, por ajo gjithmonë thonte që ishte mërzitur duke pritur vdekjen”, shprehet një fqinj për mediat ruse.

Ndërsa një nga familjarët theksoi: “Ajo ka tentuar edhe një herë tjetër të vrasë veten, por e ndaluam. Këtë radhë nuk mundëm të bënim asgjë.”

Top Channel