Fëmijë obezë? Problem marrëdhënia me nënën

20/03/2012 00:00

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, rreth 17 përqind e fëmijëve nga 2 deri në 19 vjec
janë obezë, një numër që korrespondon me rreth 1 milion e gjysmë
persona dhe që është një shifër e trefishuar, nga vitet 80-të deri më
sot.

A është i gjithë faji i ushqimeve të dëmshme, televizionit dhe videolojërave?

Ushqimi i keq dhe jeta sedentare kanë efektet e veta sigurisht, por obeziteti në moshat e vogla i ka rrënjet më të thella dhe lidhet pikërisht me vitet e para të jetës së një fëmije. Sipas një studimi të publikuar në  “Pediatrics”, revistën zyrtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, obeziteti në moshën e adoleshencës lidhet me një raport të keq, që ka nëna me fëmijën në fillimet e jetës së tij.

Një grup kërkuesish amerikanë, të udhëhequr nga Sarah Anderson, psikologe dhe docente e epidemiologjisë në Universitetin e Shëndetit Publik në Ohio, kanë mbledhur të dhëna lidhur me 1000 fëmijë dhe kualitetit të marrëdhënieve të tyre me nënat përkatëse. Kryesisht ekspertët u përqemdruan në lidhjen nënë-fëmijë, kur fëmija ishte 15, 24 dhe 36 muaj dhe më pas panë peshën e arritur nga këta fëmijë në moshën 15-vjecare.

U vu re se ata fëmijë që kishin patur një marrëdhënie, të vlerësuar me nota të ulëta me nënën kishin peshë më të madhe dhe rrezikonin dy herë më shumë të bëheshin obezë, krahasuar me ata që kishin një raport të mirë me nënën.

Kujdesi matern

Marrëdhënia nënë-fëmijë nuk ka vetëm efekte pozitive në sferën emotive të vogëlushit, por influencon edhe në peshën e tij në të ardhmen.

Ndaj komunikimi i nënës me fëmijën është shumë i rëndësishëm. Sa më pak një nënë arrin të interpretojë nevojat dhe gjendjet emotive të fëmijës së saj dhe sa më pak ajo arrin të ndërhyjë në momentet që fëmija kërkon ndihmë, aq më pak fëmija beson se nëna e tij është një oaz i sigurt, sidomos në moshën e adoleshencës.

Top Channel