Egjiptianët e krishterë përcjellin Papën e tyre

20/03/2012 16:00

Me dhjetëra mijëra egjiptianë të besimit të krishter kopt përcollën Papën e tyre, Shenoudën III, i cili ndërroi jetë më parë gjatë javës.

Katedralja e Shën Markut në Kajro ishte e tejmbushur me njerëz, ndërsa nisën ceremonitë e fundit për nder të 88-vjeçarit, liderit shpirtëror të 10% të popullsisë së krishterë egjiptiane, rreth nëntë milionë banorë.

Trupi i tij u varros me nderimet përkatëse në manastritin e Shën Bishoit, në deltën e lumit Nil. Në nderim të koptëve, autoritetet shpallën një ditë zie kombëtare.

I luftuar nga disa regjime dhe i burgosur nga ish-presidenti Moubarak, Shenouda III kishte arritur të fitonte një vlerësim kombëtar si një njeri i shenjtë, përfshi edhe nga mazhoranca islamike.

Nga të krishterët, ai konsiderohet si një hero, si njeriu që i bëri ballë sulmeve dhe që i mbrojti, në kohën e rritjes së ndienjave të ekstremit musliman. Megjithatë, ultrakonservatorizmi i tij, i cili e bënte të kundërshtonte edhe divorcin, nuk e bënin Shenouadën III shumë popullor midis të rinjve kristianë.

Ndërsa nuk është vendosur ende një afat kohor për njeriu që do ta pasojë në krye të Kishës Kopte, është e qartë që 88-vjeçari i lë një situatë shumë të vështirë në dorë pasardhësit të tij, pasi duhet t’i bëjë ballë presioneve në rritje, pas konfirmimit të Vëllazërisë Muslimane si partia me mbështetjen më të madhe në vend.

Midis atyre që ngushëlluan popullin egjiptian për këtë humbje ishin edhe Papa Benedikti XVI dhe Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Feja kopte, një degëzim i fesë ortodokse, praktikohej gjerësisht në Egjipt në shekujt IV-VI, kur vendi ishte nën ndikimin e Perandorisë Romake, por pushtimi islamik i vendit, nga Khalifati i Madh Arab në VII solli islamizimin në masë të popullsisë egjiptiane. Që prej atëherë, muslimanët kanë qenë gjithmonë shumicë dërrmuese në vendin me 85 milionë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA