Australi, vezë “bio-tech” kundër alergjive

17/03/2012 00:00

Studiuesit australianë po zhvillojnë një vezë “bio-tech”, që nuk
shkakton alergji dhe që mund të haet apo të përdoret në vaksinë.

Në të bardhën e vezës ka 40 proteina, 4 prej të cilave alergjike. Studiuesit e Universitetit Deakin në Melbërn i kanë izoluar dhe çaktivizuar, në mënyrë që të prodhojnë pula, vezët e të cilave të mos shkaktojnë alergji.

Nxjerrja në treg e vezës “bio-tech” do të sjellë një lehtësim për mijëra fëmijë që rrezikojnë tronditje anafilaktike nëse hanë vezë normale.

Top Channel