Shëndoshen ata që flenë më pak

16/03/2012 21:40

Një studim i fundit del në përfundim se nëse nuk fle 7-8 orë në natë shëndoshesh më shumë.

Shkencëtarët nga Minnesota (SHBA) theksojnë se ata që flenë pak janë të prirur për të konsumuar më shumë kalori gjatë ditës.

Grupi i kërkuesve amerikanë vëzhgoi 17 persona të shëndetshëm për tetë netë rresht. Gjysma e tyre fjetën normalisht (8 orë), ndërsa gjysma tjetër më pak dhe konsumuan ushqim sipas dëshirës.

U vu re që personat që fjetën më pak (saktësisht 1 orë e 20 minuta më pak) konsumuan një mesatare prej 560 kalorish në ditë më shumë se ata që plotësuan normën e gjumit.

Edhe pse aktiviteti fizik i vullnetarëve nuk ishte shumë i ndryshëm nga njëri-tjetri, ata që fjetën më pak dogjën më pak kalori gjatë ditës.

Top Channel