Notre-Dame, “rinohet” për 850-vjetor

16/03/2012 15:30

Katedralja Notre-Dame në Paris, e ndërtuar që nga viti 1163, do të festojë 850 vjetorin e saj vitin e ardhshëm me një pamje “të rinuar”.

Kjo falë donacioneve që vetë katedralja ka arritur të sigurojë për restaurimin e saj, që shkojnë deri në 6.5 milion euro.

Në ndërtesën, që prej shekujsh ka qenë pikë referimi në Paris, do të ndërhyhet, sic thonë restauruesit për ta bërë atë më shumë ekologjike, duke i dhënë më tepër hapësirë gjelbërimit.

Ndërhyrje do të ketë edhe tek këmbanat, kjo për shkak se ato datojnë që nga viti 1856 dhe nuk janë më në “lartësinë e katedrales”.

Ndërtesa, përfundoi në vitin 1163 dhe fillimisht shërbeu si shkollë muzike, funksion që do ta kryente deri në vitin 1240, kur shndërrohet në një ndërtesë kulti. Rëndësia e saj qendron në faktin se nga arkitektët më të mëdhenj në botë, shihet si shembulli perfekt i arkitekturës gotike franceze.

Top Channel