Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Jack Froese vdiq në qershor të vitit të kaluar nga një crregullim në zemër në moshën 32-vjecare, duke lënë pas hidhërimin tek familjarët dhe miqtë e tij.
Por pesë muaj pas vdekjes, disa nga të afërmit e tij nisën të marrin e-maile nga adresa e tij me përmbajtje tejet private të diskutuara mes tyre vetëm pak ditë para vdekjes së tij.
Familjarët e Froese thanë se askush s’e ka fjalëkalimin e adresës së tij në internet dhe nuk e besojnë se ajo është vjedhur nga piratët elektronikë.
Por kush dërgon mesazhe nga adresa e Jack? Familjarët e të afërmit e të ndjerit thonë se kjo për ta mbetet një mister dhe “preferojnë të besojnë se mesazhet vijnë nga përtej”…nga miku i tyre i varrosur thuajse një vit më parë.
Megjithatë, familjarët dhe miqtë e Jack shprehin skepticizmin e tyre. Ata thonë se nuk do të hetojnë burimin “misterioz” të mesazheve të marra.
Miku i ngushtë i Jack tregon se si u ndje në momentin kur mori mesazhin në internet.
“U shokova! Mesazhi ishte i shkurtër, por i ndërtuar në atë mënyrë që vetëm unë dhe Jack mund ta kuptojmë”, tha Tim Hart, shok fëmijërie me Jack Froese.
Top Channel