Ligji i ri për invalidët, PS kundër

15/03/2012 00:00

Kuvendi miratoi me 66 vota pro dhe 62 vota kundër, ndryshimet ne Ligjin
për Statusin e të Verbërit dhe ndryshimin në Ligjin për Statusin e
Invaliditetit

Deputetët e opozitës ishin kundër këtyre ndryshimeve, pasi sipas tyre, ndryshimet cenojne direkt te drejten e fituar me ligj te kesaj kategorie.Te gjitha palet pranojne se listat qe disponon CEZ jane fryre artficialisht duke radhitur dyfishin e personave qe jane te regjistruar me aftesi te kufizuara.

“Nëse keni vullnet zgjidhja është e thjeshtë, clirojeni skemën nga korrupsioni, pastroni listat nga përfitimet abuzive për militantët, lidhjeve nepotike që paguajnë rryshfet në kurriz të njerëzve me aftësi të kufizuar. Abuzivizmi është i lartë. Eshtë krim të paguash në kurriz të atyre njerëzve dhe krimi ndëshkohet. Në këto ndryshime që na vijnë sot nuk po ndëshkohen abuzuesit, por po ndëshkohen paraplegjikët, tetraplegjikët, të vebërit”, tha deputetja socialiste Valentina Leskaj.

Në momentin kur deputetët po futeshin në sallën e parlamentit, ku pritej
të niste seanca parlamentare ku do të diskutohej ndryshimi ne
projektligjin mbi statusin e te verberve dhe paraplegjikeve, qindra
persona me aftesi te kufizuara kanë protestuar në mbrojtje të të drejtave
të tyre. 

Ne parlament diskutohen ndryshimet ne projektligj, ku masa e kompensimit per kete kategori do te percaktohet nga qeveria.

Por kjo gje eshte kundershtuar nga  kjo kategori pasi druajne se tashme do t’u ulet masa e perfitimit. Nderkohe qeveria nuk merre persiper te reduktoje emrat ne listat e tyre, qe perfitojne kompensim ne menyre abuzive.
Kompania CEZ disponon nje liste me dyfishin e emrave te perosnave me aftesi te kufizuara, per te cilat merr parate nga qeveria.

Shkodër, policia bllokon invalidet

Rreth 200 invalidë të verbër, tetraplegjikë dhe persona që nuk dëgjojnë e nuk flasin të qytetit të Shkodrës janë penguar te udhetojne drejt Tiranës per te marre ne protesten para parlamentit.

Policia ka bllokuar dokumentacionin e autobuseve qe ishin kontraktuar per te transportuar invalidet. Incidenti ndodhi ne mengjes kur autobuzet ishin mbushur me protestues invalid. Ata jane shprehur te revoltuar per kete veprim te policise.

Protesta organizohet ne mbeshtetje te kerkesave qe kjo kategori ka paraqitur vazhdimisht dhe qe nuk jane plotesuar.

Top Channel