Është 9 vjeç, i verbër që nga lindja për shkak të një kërpudhe, por
verbëria nuk e ka ndaluar Lagatin, emri i kalit, të fitojë garat nëpër
pista. Historia e tij është treguar sot nga një e përditshme italiane.

Kali ka fituar 19 gara në 5 vjet dhe ka në “kurrikulumin” e tij vende të rëndësishme që ka zënë në to. Ai jeton në një kasolle komode në parkun e San Rosores, në Piza, ku dhe stërvitet.

Padroni i tij, Federico De Paola, tregon se kali nuk ka asnjë problem të rrijë në grup dhe të shmangë përplasjet me kuajt e tjerë në pistë.

“Më duhet ende kohë të kuptoj se si kjo është e mundur, por mund të them se nuk kam pasur kurrë probleme për ta drejtuar. Edhe në garat e mëdha, ku marrin pjesë 16 ose 18 kuaj, ai reagon në mënyrë të përsosur ndaj komandave që i jap unë”, tregon De Paola.

Top Channel