Dhurata e çuditshme e Papa Benediktit

15/03/2012 00:00

Papa Benedikti XVI ka vendosur të kthejë në një kopsht zoologjik të
Kubës një këlysh krokodili që i ishte dhuruar nga një fondacion.

Lajmin e kanë komunikuar bashkëpunëtorët e Atit të Shenjtë, të cilët kanë deklaruar se kisha do të respektojë gjithmonë natyrën.

Krokodili i përket një race që është në rrezik zhdukjeje dhe ka kaluar një sërë aventurash para se të kthehet në tokën e origjinës.

Në vjeshtën e kaluarai u sekuestrua nga Policia Pyjore italiane në shtëpinë e një biznesmeni që e mbante kafshën ilegalisht.

Më pas zvarraniku iu besua Fondacionit Bioparco, që u kujdes për shëndetin e tij dhe më pas ia dhuroi atit të shenjtë. Por ky i fundit vendosi t’i kthejë krokodilit të vogël lirinë.

Top Channel