Mbani në duar ujë të ftohtë gjatë stërvitjes

14/03/2012 10:10

Nëse lodheni shpejt gjatë vrapimit zgjidhja është shumë pranë jush. Edhe pse duket e çuditshme, shkencëtarët amerikanë kanë dalë në përfundimin se thjesht mbajtja në dorë e një shisheje me ujë të ftohtë bën që të lodheni më pak.

Kërkuesit e Universitetit të Stanfordit (SHBA) kanë dalë në përfundimin se mbajtja e ujit i ftohtë bën që të ulet nxehtësia e trupit dhe të bëhet më e thjeshtë zgjatja e stërvitjes.

Ata vëzhguan një grup prej femrash obese të moshës 30-45 vjeç pas disa ushtrimeve fizike.

Disave iu kërkua që të mbanin një shishe uji të ftohtë në dorë gjatë stërvitjes, ndërsa të tjerave jo. Rezultoi se femrat me shishe zgjatën më shumë dhe arritën deri në fund të stërvitjes.

Top Channel