Tirana është dekoruar për festë për të pritur Ditën e Verës. E shndërruar në festë zyrtare, Dita e Verës, do të shoqërohet të mërkurën me një sërë aktivitesh edhe në kryeqytet.

Bashkia njoftoi organizimin e panaireve dhe koncerteve gjatë ditës.

“Ngjyrat e pranverës kanë veshur kryeqytetin, ku përmes luleve shumëngjyrëshe sjellim atmosferën e pranverës në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat ia shtojnë ngjyrat kësaj Dite Vere. Do të jetë banda e qytetit që do të hapë festimet nga Bashkia e Tiranës deri tek sheshi ‘Nënë Tereza’. Në rrugën ‘Murat Toptani’ në orën 10:00 hapet panairi i produkteve shqiptare, që bashkon bizneset e të gjitha trevave shqiptare. Në lulishten ‘Tre Vëllezërit Frashëri’ do të kompozohet qyteti i artit, ngjyrimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rrok dhe do të rrethohet nga piktorë dhe piktura të punuara nga nxënësit e liceut ‘Jordan Misja’”, deklaroi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Top Channel