Shkodër, radhë për pasaportat biometrike

13/03/2012 00:00

Prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës në zyrat e aplikimit për
pasaporta biometrike ka shtim të qytetarëve që duan të pajisen me këtë
dokument.

Nderkohe qe numri i aplikanteve ka ardhur ne rritje eshte zvogeluar numri i sporteleve nga 10 ne 2 çka ka bere qe perpara ketyre zyrave te krijohen radhe te gjata qytetaresh, te cilet te irrituar thone se u duhet te presi nme ore te tera deri sa te aplikojne per pasaporte.

Te gjithë qytetaret e Bashkise se Shkodres qe eshte dhe bashkia me e madhe ne veri te vendit jane te detyruar te kryejne aplikimin per pasaporte vetem ne dy sportele.

Ne keto kushte qytetaret e Shkodres jane te detyruar te perballen me radhe te gjata ndersa asnje shenje per te permisuar situaten nuk jepen nga institucionet pergjegjese.

Top Channel