Të gjitha ndërtesat e administratës në Trenton, në shtetin e Nju Xhersi, po përballen me një krizë të paprecedent, atë të përfundimit të rezervave të letrës higjinike.

Këshilli i qytetit ka refuzuar që të akordojë një fond prej 42 mijë dollarësh për blerjen e letrës higjenike, pas një rritje të cilësuar si të paarsyetuar të kostove me 4 mijë dollarë.

Letra higjenike, së bashku me produkte të tjera për pastrim, përdoret në godinat qeveritare të shtetit të Nju Xhersit apo në bashkinë e qytetit.

Një këshilltar, i pyetur nga një gazetë vendase, u shpreh se ekzistojnë dyshime të forta mbi mënyrën se si është përfituar tenderi dhe se nuk kanë ndërmend të japin aprovimin e tyre deri në qartësimin e të gjithë klauzolave të kontratës.

Top Channel