Mamuthi mund të rikthehet në jetë

13/03/2012 16:55

10 mijë vjet pasi u zhduk nga faqja e Tokës, mamuthi mund të rikthehet të ecë në planetin tonë.

Autoritetet ruse nënshkruan një marrëveshje me ato koreane ditën e martë, për të transferuar nga një muze në Siberi, mbetjet e mamuthit të vetëm të gjetur të plotë, në një qendër shkencore koreanojugore, ku nëpërmjet një procesi të ndërlikuar klonimi, besohet se mund të arrihet të rikthehet në jetë mamuthi.

Laboratorët, të cilët sollën në jetë qenin e parë të klonuar në botë, do të transferojnë kodin gjenetik të një mamuthi, në vezën e një elefanti, me shpresën se eksperimenti i tyre do të funksionojë.

Është provuar më parë se qënie që rrjedhin nga e njëjta familje, si qeni me ujkun apo kali me gomarin mund të riprodhohen midis tyre dhe e njëjta gjë shpresohet të jetë e mundur edhe për mamuthin, paraardhësin e elefantit të sotëm.

”Gjëja më e vështirë është rigjenerimi i qelizave të mamuthit”, deklaroi Hëang In-Sung, njëri prej kërkuesve. “Do të jetë një punë e parealizuar kurrë më parë, por që ne besojmë se është e mundur të kryhet me sukses, pas historisë tonë të suksesshme që kemi patur me klonimin e kafshëve të ndryshme”.

Top Channel