Për të luftuar rritjen e ndjeshme të kriminalitetit në qytet, forcat e
policisë në Taubate, në shtetin e San Paolos, kanë vendosur t’i kërkojnë
ndihmë një Batmani të rremë.

Propozimi i është bërë nga policia lokale një agjenti në pension, Andre Luiz Pinheiro, 50 vjeç. Ish-ushtaraku është shndërruar në personazhin e famshëm, me maskë dhe kostum, për të marrë pjesë në një program social që ka si synim reduktimin e episodeve të dhunës në lagjet e rrezikshme të qytetit.

“Besoj se më kanë zgjedhur për stilin tim të jetesës që bashkon të apasionuarit e personazheve të famshëm. Nuk do të ndjek keqbërësit në rrugë, sepse kjo nuk është kompetencë e imja dhe as nuk paguhem për këtë. Funksioni im në projekt do të jetë një tjetër”, ka thënë Pinheiro.

Siç ka konfirmuar edhe policia ushtarake, nëse nisma do të aprovohet, ish-ushtaraku do të veprojë si një “agjent komuniteti” në lagjet më të varfëra. “Ideja është që të përfitojmë nga figura e superheroit për të marrë në konsideratë vlerat si respekti dhe koncepti i familjes”, ka thënë më tej Pinheiro.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, “heroi” i Taubates do të kryejë misionin e tij të parë më 17 mars, kur do të marrë pjesë në një operacion bashkë me policinë ushtarake në lagjen Esplanada Santa Terezinha, e konsideruar si një nga zonat me numrin më të lartë të krimeve nga të miturit.

Top Channel