Berat, priten projekte për urën e Goricës

13/03/2012 00:00

Prej disa muajsh ura e Gorices eshte bllokuar nga te dy krahet e saj duke mos  lejuar keshtu automjetet te levizin ne te.

Shkak per kete eshte bere degradimi i saj ndaj dhe bashkia Berat dhe drejtoria e Monumenetve te Kultures per te shmangur shkaterrimin e metejshëm vendosen ndalimin e qarkullimit te mjeteve ne te.

Per ura monument kulture ende nuk ka asnje projekt konkret per restaurimin e saj. I pyetur nga Top News, drejtori i Monumenteve te Kultures Lonik Çuedari thote se se shpejti do te paraqiten disa projekte per rivitalizimin  dhe kthimin ne identitet te saj.

Ura e Gorices bashkon dy lagjet muzeale Mangalemin dhe lagjen Gorice, si dhe nje sere komunash dhe fshatrash. Restaurimi i saj jo vetem e ruan kete objekt monument kulture por edhe i sherben banoreve.

 

Top Channel