Shteti që kërkon të transferohet në një shtet tjetër

12/03/2012 11:30

Të frikësuar nga mundësia që ishulli i tyre të zhduket, presidenti i shtetit të vogël të Kiribatit ka përpunuar një plan të çuditshëm: transferimin e të gjithë popullatës në Ishujt Fixhi.

Anote Tong, guvernatori i Kiribatit, ka bërë publike idenë për Associated Press: bashkë me këshilltarët e tij të kabinetit po vlerësojnë mundësinë e blerjes së 6 mijë hektarëve në Viti Levu, ishulli kryesor i arkipelagut të Fixhit.

Toka që i përket një grupimi fetarësh është në shitje për 9.6 milionë dollarë dhe mund të jetë zgjidhja perfekte për transferimin e 103 mijë banorëve të shtetit që kërcënohet nga rritja e nivelit të detit.

Shteti i Kiribatit ka qenë në qendër të debatit mbi ndryshimet klimaterike sepse niveli i detit është rritur me 2 milimetra dhe pritet që të vazhdojë rritjen për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Ishujt Fixhi kanë një popullatë prej 850 mijë personash dhe ende nuk dihet se si mund të sigurohen banesat për “banorët” e rinj. Gjithsesi ende pritet aprovimi i blerjes së tokës që duhet të bëhet në prill.

Top Channel