Larry Gomez është aktor në Hollivud i cili ka një çrregullim gjenetik që e bën atë njeriun më leshator në botë.

Gjithsesi pamja e jashtme nuk e ka penguar aspak në jetën e tij të përditshme dhe në suksesin me femrat.

“Kur femrat më shikojnë për herë të parë nuk e besojnë. Duan të më prekin që ta besojnë gjendjen time. Kam pasur rreth 35 të dashura. Femrat presin që unë të jem më mashkull vetëm sepse kam më shumë qime”, thekson Gomez për ‘The Sun’.

35-vjeçari vuan nga hipertrikosis ose Sindroma e Njeriut-Ujk. Vetëm 50 persona që nga Mesjeta kanë pasur këtë çrregullim gjenetik.

“Cdo dy javë i pres qimet e fytyrës me gërshërë sepse më dalin kudo, edhe në qepallat e syve. Kam më shumë qime në duar se sa në këmbë”, shton Larry, i cili ka interpretuar në filmin ‘Water for Elephants’ me Reese Witherspoon dhe Robert Pattinson.

Edhe motra 20-vjeçare e Larryt vuan nga kjo sindromë.

“Për të është shumë e vështirë sepse është vetëm 20 vjeç. Unë tashmë jam mësuar dhe jam i lumtur me pamjen time, por për shumë kohë edhe mua nuk më pëlqente vetja”, thotë meksikani.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel